Pas muajve të verës, COVID-19 është rikthyer në një kërcënim të madh për Europën, teksa numri i të prekurve është i lartë. Kështu, nuk ka mundur t’i shpëtojë infektimit me koronavirus edhe presidenti i Torinos, Urbano Kairo. Ky i fundit ka vendosur të shpërndajë edhe një mesazh në rrjetet sociale ku kërkon të sensibilizojë duke theksuar se virusi nuk duhet nënvlerësuar dhe se është shumë ngjitës.

“Dua të falenderoj të gjithë mjekët dhe infermierët e spitalit San Paolo, që po merren me të gjithë pacientët në mënyrë të shkëlqyer. Falenderoj ata që më kanë shkruar dhe më kanë bërë të ndjej afeksionin. Unë jam mjaftueshëm mirë, por do doja t’iu thoja diçka. Mos e nënvlerësoni këtë virus, është shumë ngjitës dhe mund të merret lehtësisht. Vendosni gjithnjë maskën Ffp2, mbrohuni, lani duart dhe qëndroni në distancë. Mos shkoni në vende të popolluara dhe qëndroni larg personave të moshuar”, ishin fjalët e Kairos.