Alvaro Morata mund të ketë vendosur një rekord negativ, duke qenë se në 5 ndeshje të luajtura ka parë t’i anulohen pesë gola, por ajo që vlen është se spanjolli konfirmohet një sulmues i denjë për Juventusin dhe bardhezinjtë janë gati që ta shlyejnë përpara kushteve kontraktuale të vendosura.

27-vjeçari zbarkoi në Torino me formulën e huazimit 2- vjeçar, prej 10 milionë eurosh në sezon, plus të drejtën e blerjes për 35 milionë të tjera (operacion 55 milionësh në total).

Por, duke parë paraqitjet dhe numrat e sulmuesit deri në këtë fillimsezoni, Juventusi është gati që ta bëjë të vetin zyrtarisht.Siç lajmëron “TuttoSport”, kampionët e Italisë janë gati që ta shlyejnë që këtë verë të gjithë pjesën tjetër prej 45 milionësh për Moratën, për të shmangur ndonjë konkurrencë të mundshme nga klubet e mëdha për sulmuesin.