Ditën e sotme është luajtur turi i parë i Kupës së Shqipërisë, teksa në Grupin A janë kualifikuar ekipet favorite. Kështu, Tirana ka mposhtur me rezultatin 4-1 Shkumbinin, teksa për bardheblutë ka shënuar një dopietë talenti Ernest Muçi, i cili pritet të udhëheqë sulmin e kryeqytetasve edhe në kampionat.

Sukses me thjeshtësi edhe për Laçin me Teutën që mposhtën respektivisht Vorën dhe Tërbunin me rezultatet 3-0 dhe 4-0.

Ndërkohë, Bylisi ia doli me sukses përballë Veleçikut duke fituar me shifrat 2-1. Sakaq, bie në sy suksesi i Dinamos përballë Flamurtarit duke eliminuar vlonjatët nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në vend.

Teuta, fituesja në fuqi e Kupës, do të presë në turin e dytë, Kastriotin, teksa nga ana tjetër, Laçi pret fituesen e çiftit Besëlidhja-Egnatia.