Laptopi i Hunter Biden, djalit të kandidatit demokrat në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden është kthyer në temë dite në SHBA.

Mediat e huaja pretendojnë se mes materialeve të gjetura aty ka dhe fotografi kompromentuese, në të cilat 50-vjeçari shfaqet duke konsumuar kokaine ndërsa kryen marrëdhënie intime me një femër të paidentifikuar. Demonët e Hunterit të përfshirë dhe në një skandal në Ukrainë, duket se janë dokumentuar shumë qartë edhe nga divorci me të shoqen Kathleen e cila thoshte se atij i intereson droga, alkooli, punonjëset e seksit dhe klubet e striptizës. Gjithashtu u zbulua se 50-vjeçari kishte shpenzuar 21 mijë dollarë në një faqe pornografike.

Raportet në shtypin e huaj flasin për shuma të mëdha të shpenzuara me eksorta dhe fatura masive nëpër hotele, që tregojnë se shpeshherë ka paguar për disa dhoma njëherazi brenda natës. “Niveli i shthurjes morale të djalit të Joe Bidenit në raport me lëndët narkotike, pijen dhe femrat, e bën atë një shënjestër të mundshme të përpjekjeve për shantazh, me qindra dokumente e fotografi kompromentuese të zbuluara në laptopin e vet”, shkruan Daily Mail.

Një burim që është në dijeni të përmbajtjes së kompjuterit, thotë se niveli i shpenzimeve të Hunterit në site pornografike ishte aq i lartë, sa në një moment, iu refuzua dhe karta e kreditit. Dy herë i martuar dhe me katër fëmijë, tre nga të cilët me ish-bashkëshorten Kathleen, Hunter ka një histori të gjatë abuzimi me drogën dhe alkoolin. Vetë i ati Joe, i sulmuar nga Donald Trump për këtë fakt e ka pranuar një gjë të tillë ndërsa pretendonte se i biri e ka kapërcyer tashmë problemin e tij të vjetër.