Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit të Sigurisë, për shkak se një pjese të deputetëve iu ka skaduar certifikata e sigurisë.

Në mbledhjen e sotme do të duhej të raportonte drejtuesja e SHISH Vlora Hyseni, dhe deputetët kërkuar që seanca të mbahej e hapur, gjë që u rrëzua me votë nga deputetëte mazhorancës.

Ervin Salianji pretendoi se kërkesa e mazhorancës që mbledhja të ishte me dyer të mbyllura u bë qëllimisht në mënyrë që raportimi i Hysenit të dështonte.

Vetë deputeti demokrat u shpreh se kishte aplikuar për një certifikatë të re sigurie, po ishte përballur me zvarritjen e kërkesës nga ana e institucioneve përgjegjëse.

“Nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën deputetëve të opozitës, do ta marrin përgjigjen ashtu siç e meritojnë. Këta kanë frikë se iu vendoset kamera para, nuk duan ti japin mundësi publikut që të njihet nëse është shkelur apo jo ligji me emërimin e saj. Ka mungesë bashkëpunimi mes SHISH dhe Shërbimit të Inteligjencës në Kosovë.

Mbledhja u mbyll për shkak se po flisja unë, deputetët e Komisionit të Sigurisë kanë pasur certifikatë sigurie, por një pjesë të tyre iu ka mbaruar mandati. Unë personalisht kam aplikuar për certifikatë sigurie të cilës i ka mbaruar afati.

Kam aplikuar për të re, po ka pasur vonesa të qëllimshme nga ana e institucioneve”, u shpreh Salianji.