Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat bëri me dije se 17 anëtarë të grupit parlamentar vendosën mospjesëmarrjen në mbledhjen e nesërme të këshillit.

Gjithashtu ai theksoi se propozuan një platformë për ringritjen e PD. Ai theksoi se një pjesë e Kryesisë e rrëzoi dhe kjo sipas tij i hap rrugën zgjedhjes së kryetarit, por argumentoi se Grupi parlamentar është i bindur se kjo është rruga e gabuar.

“Pas zgjedhjeve të 14 majit menduam se faktorët e rëndësishme brenda nesh do ti shërbenin demokratëve dhe vendit. Një opozitë  e dobët i shërben Edi Ramës. Ne propozuar platformë për ringritjen e PD që i shërben bashkimit dhe jo ndarjes. Një pjesë e kryesisë e rrëzoi duke i hapur rrugë zgjedhjet se kryetarit. Vendimet e marra nuk e zgjidhin situatën që po kalon PD. Grupi parlamentar i bindur se kjo është rruga e gabuar. Por kam detyrimin ti nënshtrohem vullnetit të shumicës”, tha ai.