Prej kohësh është diskutuar për përpjekjet e komunitetit LGBTQI për të futur në shkolla një kurikulë mësimore, që u mëson nxënësve më shumë rreth edukatës seksuale.

Së fundmi, disa aktivistë në Britaninë e Madhe kanë reaguar me tërbim pas publikimit të një plani mësimor, që ka të bëjë me mësimin e nxënësve për seksin anal dhe orgazmat para se të kenë arritur pubertetin.

Në planin e përgatitur përmendet gjithashtu se nxënësve u vendoset ‘masturbimi’ si detyrë shtëpie.

Sipas aktivistëve, shumë mësues po ‘indoktrinojnë’ fëmijët me pretendime të rreme shkencore për seksin biologjik, duke e paraqitur gjininë si fluide dhe duke çuar më tej një narrativë se njerëzit mund të lindin në trupin e gabuar.

Në planin e bërë publik, pritet që fëmijëve t’u mësohet se që nga lindja deri në moshën 1 vjeç, foshnjat mund të ‘përjetojnë ndjesi të këndshme’ duke prekur organet e tyre gjenitale. Po ashtu, jepen udhëzime për vajzat 12-vjeçare për të përjetuar orgazëm gjatë masturbimit, duke përfshirë shtrëngimin ose përkëdheljen e klitorisit.

“Duke pasur parasysh detyrat e shtëpisë ‘masturbim’ janë të detyrueshme”- thuhet në plan.

Më tej thuhet se vajzat deri në 12 vjeç mund të gjejnë kënaqësi seksuale nga seksi anal, vaginal dhe oral, e po ashtu se është normale të dëshironi të masturboni gjatë dhe madje edhe para se të arrijnë pubertetin.