Sekskandali i Safet Gjicit dhe Alma K, ka qenë sërish temë diskutimi në emisionet e mbrëmjes në Shqipëri.

Lidhur ke këtë skandal jo vetëm seksual, por edhe korruptiv, analisti Lorenc Vangjeli deklaroi nga studio e “Të Paekspozuarit”, se “Gjici” nuk ëhstë një rast i izoluar.

Ai tha se në shumë zyra shtetërore por edhe mediatike ka raste të abuzimist seksual çdo ditë, por që ende nuk janë bërë publike.

Debati në studio

Lorenc Vangjeli: Shën Agustini thotë se nuk ka gjetur pisllëk më të madhe se te puritanët. Sot është dita e hipokritëve që ndryshe nga Safeti, po njëlloj si Bill Klintoni kanë patur vetëm një diferencë: Në Tiranë nuk ekziston nëse nuk del në televizor. Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në televizor. Ka një listë të gjatë tronditëve, me njerëz të politikës, medias, tëe cilët jo vetëm me këtë vajzë, kanë histori të tilla. Dobësia është njerëzore. Krishti tha…

Andi Tela: Po gjen një mënyrë se si ta mbrojë.

Lorenc Vangjeli: Jo, jo. Krishti tha: Të hedhë gurin i pari ai që nuk ka bërë mëkat. Unë nuk e hedh gurin.

Kjo e sotmja e bën shumë më të rëndë historinë dhe e fut në një rrjedhë tjetër, penale dhe politike.

Neritan Sejamini: Ti po thuaje, meqë nuk jemi puritanë, jemi hipokritë nëse flasim për diçka. Nëse një hajdut denoncon një akt vjedhjeje, nuk quhet kjo?

Lorenc Vangjeli: Patjetër që quhet.

Sejamini: Një person që tradhëton gruan ka të drejtë ta sulmojë Safet Gjicin për aferën seksuale?

Lorenc Vangjeli: Është hipokrite. Ballë për ballë vetes ai nuk ka të drejtë. Me korrupsionin tani ai është subjekt i SPAK-ut. Vepron apo nuk vepron SPAK-u ne nuk e dimë, pior nëse nuk vepron ne gjykojmë se nuk ka zbatuar ligjin.