Një gjykatë egjiptiane shtyu të shtunën gjyqin e një gruaje e cila akuzohet për vrasjen e djalit të saj pesëvjeçar, copëtimin e trupit të tij dhe ngrënien e pjesëve të tij.
Gjykata Penale e Zagazigut në provincën Sharkiya e shtyu seancën deri më sot për të përfunduar dëgjimin e rrëfimeve të dëshmitarëve.
Sipas mediave egjiptiane, e pandehura, Hana Mohamed Hassan, akuzohet për vrasjen e fëmijës së saj, prerjen e trupit të tij në copa dhe gatimin dhe ngrënjen e disa prej tyre. Faqous është një fshat në provincën Sharqiya ku jeton Hassan dhe besohet se ka kryer krimin e saj.
Gjatë gjyqit, Hassan tha se ajo vrau djalin e saj për të parandaluar ish-bashkëshortin e saj, babain e viktimës dhe familjen e tij që t’ia merrnin fëmijën ose të përpiqeshin ta shihnin të miturin.