Lulzim Basha ka depozituar sot kërkesën për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të Partisë Demokratike.
Ish-kryedemokrati, ka dorëzuar kandidaturën e tij nëpërmjet një emaili vetëm pak orë para mbylljes së afatit të përcaktuar, pasi nuk ndodhet aktualisht në Shqipëri.
Lajmi për kandidaturën e Bashës për kryetar partie konfirmohet nga burime pranë Komisionit Zgjedhor të ngritur pranë PD që do të merret me organizimin e zgjedhjeve. Depozitimi i kërkesës nga Basha erdhi pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD që u mbajt gjatë ditës së sotme.
Më herët kandidaturën për kreun e ri të PD-së e ka shpallur publikisht edhe Gjergji Hani. Në këtë mënyrë, Lulzim Basha, bëhet kandidati i dytë përballë Gjergj Hanit për kreun e ri të Partisë Demokratike.
Gjergj Hani,ka qenë i pari që ka dorëzuar kandidaturën e tij për kryetar të partisë Demokratike një javë më parë.
Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 29 korrik.