Yuri Kim mban fjalimin e lamtumirës.
Yuri Kim: SHBA do të vijojë të jetë me Shqipërinë. Ndërsa përfundoj këtë mision jam e lumtur që e njoha Shqipërinë. Aktivitete amerikane shqiptare janë trefishuar gjatë viteve të fundit. Lidhjet e biznesit vijojnë ende të rriten. Ka ende vend për përparim, pro po ndodh përparim. Mund t ju kujtohet që në tetor të 2020 shkruam memorandumin e bashkëpunimit. Në vitin 2022 nënshkruam memorandumin e mirëkuptimit për të mbrojtur infrastrukturën e telekomunikacionit. Investimet amerikane arritën 235 milionë dollarësh në vitin 2022, më shumë se dyfishi para pandemisë. Tregtia është rritur 2022 eksportet drejt 3 herë më të larta se më parë. Jam besimplotë se investimet do të vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria çrrënjos korrupsionin nga gjykatat e Shqipërisë. Reforma në drejtësi është çrrënjosja e korrupsionit, Shqipëria të jetë një aleat më i fortë.