Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbajtur fjalën e lamtumirës, teksa mbaron mandatin e saj në Shqipëri.

Ajo është pyetur nga gazetarët në lidhje me aksionin e policisë dhe përplasjet me anëtarët e MEK në Manëz të Durrësit dhe nëse duhet që të prishet marrëveshja me ta.

Kim tha se ky është një vendim që i përket qeverisë shqiptare, teksa tha se SHBA mbështet Shqipërinë dhe të drejtat e saj për të zbatuar ligjet në vendin e saj.

“Ky është një vendim që duhet ta marrë qeveria shqiptare. Një gjë është shumë e qartë se ne mbështesim të drejtën e Shqipërië për të zbatuar ligjet e saj në vendin e saj. Ka gjithashtu terma të caktuara për cdo mysafiri dhe ata duhet ti rrespektojnë ata, tha Kim.