Në një konferencë të fundit për mediat, teksa po përfundon misionin e saj si ambasadore në vendin tonë, Yuri Kim është shprehur se ndihet e prekur për largimin nga Shqipëria.
Por gjatë fjalës së saj, diplomatja amerikane tha se, detyra e re që do të mbajë përfshin edhe vendin tonë.
“Në pozicionin e ardhshëm do kem përgjegjësi për të gjithë Europën dhe kjo përfshin edhe Shqipërinë dhe jam e kënaqur për këtë, ndoshta jo të gjithë janë të kënaqur për këtë, por unë jam. Sikurse e shpreha, jam prekur dhe kam ndryshuar gjatë qëndrimit këtu. Dhe nëse kthehem në Shqipëri ose jo Shqipëria do jetë gjithmonë me mua” -u shpreh diplomatja amerikane.