Presidenti i SHBA Joe Biden e ka quajtur presidentin kinez Xi Jinping diktator në një ngjarje për mbledhjen e fondeve në Kaliforni.
Kjo vjen pas takimit të Sekretarit amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me Xi për bisedime në Pekin, të cilat kishin për qëllim lehtësimin e tensioneve midis dy superfuqive. Biden gjatë fjalës së tij u shpreh gjithashtu se Xi ishte zënë ngush pasi SHBA kapi balonën spiune.
“Arsyeja pse Xi Jinping u mërzit shumë, është se rrëzuam balonë plot me pajisje spiunazhi në të. Ky është një siklet i madh për diktatorët” shtoi ai.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi një takim në Pekin, ku u takua me ministrin e Jashtëm kinez Qin Gang. Mes tyre u diskutuan një sërë çëhstjes, ku Blinken ftoi për takim në SHBA Gang-un.
Kujtojmë që baloni, për të cilin Kina thotë se po monitoronte motin, u zhvendos në SHBA-në kontinentale përpara se të shkatërrohej nga avionët ushtarakë amerikanë në shkurt.