Pas Bebe Rexhës, një tjetër këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare është sulmuar gjatë performancës së saj. Kësaj radhe, bëhet fjalë për yllin e popit, Ava Max, e cila u godit nga një mashkull në mes të skenës teksa ajo po këndonte në një koncert në Los Angelos.
Autori u largua menjëherë nga skena pas ndërhyrjes së truprojave, ndërsa Ava Max nuk pati asnjë reagim dhe vazhdoi performancën e saj sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Megjithatë, pas koncertit, ajo reagoi në Twitter.
Someone jumped on stage at the end of tonight’s show in Los Angeles.
— Ava Max Source (@SourceAvaMax) June 21, 2023
This is a reminder that this behavior is unacceptable. Sending all our love to Ava and her crew. pic.twitter.com/Rs0IFSn2Xp
“Ai më goditi aq fort sa më gërvishti pjesën e brendshme të syrit. Ai nuk do jetë pjesë e asnjë shfaqjeje asnjëherë më. Megjithatë, faleminderit fansave që ishit sonte në Los Angelos”, shkroi Ava Max.
He slapped me so hard that he scratched the inside of my eye. He’s never coming to a show again 😡😡thank you to the fans for being spectacular tonight in LA though!!❤️
— AVA MAX (@AvaMax) June 21, 2023