Muhammad Yasin mori borxh 8,000 Dollarë për të shkuar në Evropë me anije, në përpjekje për të ndërtuar një jetë më të mirë për fëmijët e tij.

Por tani ata po kryejnë testet e AND-së në qytetin pakistanez Khuiratta për të parë nëse babai i tyre është në mesin e viktimave pas mbytjes së anijes me emigrantë në brigjet jugperëndimrore të Greqisë.

Vëllai i 28-vjeçarit thotë për gazetarët e agjenicisë së lajmeve Reuters se ata ende nuk e dinë fatin e tij.

“Ai mendoi se e ardhmja e fëmijëve të tij do të ishte më e mirë. Nuk e kemi idenë se ku është. Nëse është gjallë apo i vdekur”.

Por këta fëmijë nuk janë të vetmit që po kryejnë testet e AND-së pasi edhe shumë familje të tjera presin me ankth një lajm për të afërmit e tyre. Ata shpjegojnë se problemet ekonomike i kanë detyruar të afërmit e tyre të ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm.

“I thoja tim bir që duhet të studionte më shumë që pastaj të mund të fillonim ndonjë biznes këtu. Por ai kishte vetëm një qëllim, të shkonte në Evropë”.

Ende janë të paqarta rrethanat të mbytjes së anijes me emigrantë, shumica prej të cilëve ishin nga Egjipti, Siria dhe Pakistani. Anija dyshohet se është nisur nga qyteti libanez i Tobruk më 10 Qershor dhe kishte destinacion Italinë.

Ndërkohë, nëntë personat e akuzuar për mbytjen e anijes me emgrantë në Detin Mesdhe ku humbën jetën të paktën 82 njerëz kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre gjatë daljes së tyre para gjykatës të martën.

Anija dyshohej se transportonte rreth 800 emigrantë por vetëm 104 persona janë shpëtuar.