Shpresat për gjetjen e nëndetëses Titan që u zhduk me 5 persona në bord rreth 900 milje larg Cape Cod, Massachusetts, të dielën, sa vijnë dhe veniten.
Ekipi i kërkimeve detare nga SHBA dhe Kanadaja deri më tani nuk kanë mundur që të bien në gjurmët e nëndetëses. Një anije franceze Atalanta, e dërguar nga Instituti Francez i Kërkimeve Detare, është nisur për të kërkuar nëndetësen e zhdukur. Kjo është e vetmja nëndetëse që mund të arrijë thellësinë 6000 metra.
“Atalanta” mund të zhytet në një thellësi prej 6000 metrash me një ekuipazh prej tre personash dhe është një nga nëndetëset e pakta të drejtuara në det të thellë. Ka tre dritare shikimi me kënd të gjerë dhe fenerët LED që ofrojnë një pamje të drejtpërdrejtë të shtratit të detit.
Një zhytje e kësaj nëndetëse të veçantë mund të zgjasë deri në tetë orë, gjashtë prej të cilave mund të shpenzohen duke punuar në shtratin e detit.
Kërkimi për nëndetësen turistike Titan, e cila humbi gjatë një misioni për në anijen e mbytur të Titanikut, ka nisur që nga e hëna, rreth 900 milje larg Cape Cod në bregun e Atlantikut.
Të hënën, OceanGate Expeditions konfirmoi zhdukjen e zhytësit me pilot, ndërsa kontakti me pesë personat në bord humbi rreth një orë e 45 minuta pasi ajo u zhyt të dielën.
Një zyrtar i qeverisë franceze konfirmoi se në mesin e pesë në bordin e nëndetëses turistike është eksploruesi francez 77-vjeçar Paul-Henri Narzolet, drejtor i kërkimeve nënujore në kompaninë që zotëron të drejtat për mbytjen e Titanikut.
Edhe pse kanë kaluar dy ditë nga zhdukja, roja bregdetare vlerëson se në bordin e anijes ka ende 40 deri në 41 orë oksigjen. Sfidë konsiderohet edhe mënyra se si do të kryhet nxjerrja e nëndetëses nëse do të lokalizohet.