Lori Hoxha ishte një nga të ftuarat në dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj.

Kur kanë kaluar 4 ditë nga dasma në Toskana, Lori ende nuk ka ndarë me publikun pamjen e saj, grimin apo dhe një pjesë të veshjes.

Por, ajo që vendosi të tregonte, ishin disa foto të natyrës, hotelit dhe ambienteve të Toskanës.

Mbase këto foto janë realizuar para dasmës, Ose edhe pas përfundimit të saj.

Kujtojmë se në dasmë ishte edhe motra e saj, Sara Hoxha e cila tregoi se çfarë kishte veshur.

Dasma e Arbanës bëri bashkë shumë personazhe të njohur të ekranit, por ende nuk kemi një video apo foto që tregon të ftuarit e vetë Arbanën nuse.

Kjo e fundit ka nisur muajin e mjaltit me Eduartin dhe ndodhen në Alpet Dolomite, të cilat janë një varg malesh në Italinë verilindore.