Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në qendër të Parisit, ku të paktën një ndërtesë është shembur pjesërisht dhe të tjerat janë përfshirë nga flakët.

Tymi i dendur ngrihet në qiell mbi rajonin e 5-të të kryeqytetit francez.

Banorë të qarkut të 5-të, sapo ka ndodhur një shpërthim (nga një rrjedhje) gazi në Place Alphonse Laveran, në lagjen Val-de-Grace, ndërtesat janë në flakë, qëndroni larg për të lejuar ndërhyrjen e zjarrfikësve”, ishte mesazhi i nënkryetarit Eduard Sivel.

“Dëgjuam një shpërthim të madh. Pamë tym të zi dhe mbeturina kudo (…) Menduam se ra rrufeja! Kishte një erë gazi në rrugë”, tha një banor i zonës për gazetën Liberation.

Forca të forta zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë evakuuar zonën.