Zjarri që shpërtheu në lagjen Val-de-Grace, në lagjen e 5-të të Parisit, është vënë nën kontroll, pas shpërthimit të fortë që tronditi zonën pasditen e së mërkurës, siç njoftoi shefi i policisë në kryeqytetin francez.

“Zjarri është nën kontroll”, u tha Laurent Nunes gazetarëve.

Sipas mediave franceze, 24 persona kanë mbetur të plagosur dhe gjendja e katër prej tyre cilësohet si kritike.

Raportohet për të paktën dy persona të zhdukur.

Ishte rreth orës 17:00, kur një shpërthim i fuqishëm nga një rrjedhje gazi tronditi lagjen Val-de-Gras, pranë sheshit Alphonse Laveran, duke shkaktuar shembjen e pjesshme të një ndërtese dhe djegien e dy të tjerave.

“Dëgjova një shpërthim të fortë dhe kur dola nga restoranti, pashë një zjarr në fund të rrugës Saint-Jacques”, tha një punëtor 29-vjeçar.

Rreth 230 zjarrfikës morën pjesë në operacion, mbi ecurinë e të cilit kryeministrja Elizabeth Bourne përditësohej vazhdimisht.