Një tornado e fuqishme ka goditur qytetin Matador në Teksas, si pasojë iu ka marrë jetën 4 personave dhe ka plagosur 9 të tjerë.

Tornado shkatërroi me dhjetëra shtëpi, linja elektrike e shumë makina, duke lënë pas veç viktimave edhe dëme kolosale.

Kryebashkiaku tha për CNN se qyteti ka mbetur pa energji elektrike dhe kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri ditën e shtunë.

Kreu i zjarrfikësve tha se kurrë në jetën e tij nuk ishte përballur me një shkatërrim kaq masiv të shkaktuar nga një tornado. Autoritetet meteorologjike thanë se ndodhi një fenomen i veçantë, në të cilin ishin bërë bashkë, tornado, erëra të forta dhe breshër.