Faza e parë e kundërofensivës së Ukrainës ka zhgënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu raporton CNN duke raportuar dy funksionarë të lartë të ushtrisë së Pentagonit, të cilët theksuan se forcat e Rusisë po tregojnë një kapacitet më të madh nga se mendohej dhe vlerësonte blloku perëndimor.

“Nuk po përmbush pritshmëritë tona në asnjë prej fronteve”, ka konfirmua njëri prej burimeve për CNN.

Ushtria e Vladimir Putin ka bllokuar Ukrainën me sulme raketore dhe mina, por ka përdorur edhe fuqinë ajrore në një mënyrë më efikase.

Por aleatët e Kievit mbeten optimist për faktin se me kalimin e kohës do të çlirohet sa më shumë territor i pushtuar.

Kryeministri ukrainas, Denis Shmyal, tha për median italiane “La Repubblica” se ushtria e vendit të tij është tashmë një ushtri e NATO-s, duke iu referuar mënyrës se si lufton dhe armatimeve që përdor.

Aktualisht, forcat e Kievit raportojnë se kanë arritur që të ndalojnë një ofensivë të Rusisë në Kupiansk dhe Lyman.

Në Donbas, një ish-kolonel thotë se ushtria e Putinit po avancon pranë Kreminës dhe Bakhmutit.

Ndërsa Wagner bën lidhjen me realitetin. Grupi i mercenarëve që udhëhiqen nga Yevgeny Prigozhin, bën me dije se ushtarët e Putinit po ia mbathin nga zona të ndryshme në jug dhe lindje të Ukrainës. Konkretisht flitet për tërheqje të trupave nga Herson dhe Zaporizhia.

Gjithashtu ushtria ruse ka bërë lëshime edhe në Bakhmut, sipas asaj që raporton Wagner. Lufta i ka kaluar kufijtë e Ukrainës dhe duket se ka kaluar edhe brenda territorit rus.

Një grup rebelësh të njohur si Partizanët, që janë kundër presidentit Putin, kanë njoftuar se shumë shpejt do të zhvillojnë një sulm të madh në rajonin Belgorod të Rusisë.