Revoltës dhe paralajmërimeve të Putinit, grupi Wagner e cilësoi si zgjedhe të gabuar.

Në një mesazh Telegram, organizata e Yevgeny Progozin i bëri të qartë presidentit rus se ai “bëri zgjedhjen e gabuar” dhe njoftoi zhvillimet në garën presidenciale të vendit.

“Putin bëri zgjedhjen e gabuar. Aq më keq për të. Së shpejti do të kemi një president të ri”, thuhet në mesazhin e “Wagner”.

Një rebelim i grupit mercenar Wagner ka nxjerrë jashtë kontrolli luftën, duke e ‘zhvendosur’ nga Ukraina në Rostov, një qytet në jug të Rusisë.

Grupi Wagner, pas kërcënimeve të shumta i ka shpallur zyrtarisht luftë Rusisë skalioneve ushtarake të Moskës, duke u shprehur se kontrollin ushtrinë dhe aeroportin e këtij qyteti.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar si një thikë pas shpine, ndërsa ka mohuar rrezikun e një grushti shteti.

Pa përmendur emrin e Prigozhin, Putin u zotua të ndëshkojë ata që qëndrojnë pas kryengritjes së armatosur. Ai pranoi se situata në qytetin jugor të Rostov-on-Don, të marrë nga Wagner, mbeti e vështirë.