Mëngjesin e kësaj të shtune është hapur spitali COVID-3 në vendin tonë, i cili do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.
Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër. Mësohet se në ambientet e këtij spitali që përmban 150 shtretër, janë transportuar gjashtë pacientët e parë të infektuar.
Deri më tani në vend ishin dy spitale Covid, Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, por me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e rëndë, gjatë muajit tetor, është hapur spitali Covid-3.





