Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se pasojat e rebelimit të Wagner-it po “monitorohen nga afër” nga aleanca ushtarake dhe se përpjekja për grusht shteti tregon dobësimin e regjimit rus.
“Ne shohim dobësinë e regjimit rus dhe kjo tregon gjithashtu se sa e vështirë dhe e rrezikshme është që presidenti Putin të mbështetet te mercenarët dhe tregon përçarje në autoritetin e tij. Është e vështirë të parashikohet se çfarë saktësisht do të ndodhë në ditët dhe javët në vijim, por ne nuk duhet të bëjmë gabim të nënvlerësojmë rusët,” tha Stoltenberg në një intervistë për një gazetë lituaneze.
Më herët, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se përpjekja për rebelim tregoi “përçarje” në autoritetin e Putinit.
Të njëjtin mendim ndau dhe kryeministri britanik Rishi Sunak, i cili tha se ishte një shembull i paqëndrueshmërisë së shkaktuar nga pushtimi rus.