Bora dhe Donaldi kanë qenë padyshim ndër çiftet më të komentuar dhe të gjithë janë sy e veshë kur vjen puna për planet e së ardhmes, sidomos vëllai binjak i Donaldit, Romeo Veshaj.
Ndërsa u shfaq i përlotur kur pa mikun e tij Elgit Dodën në altar, Romeo tha se në dasmën e Donaldit do të vdiste fare. Në një intervistë me Eni Shehun në “Pushime On Top”, Romeo tha se i pyet shpesh Borën dhe Donaldin pse s’bëjnë një dasmë, por deri tani nuk e kanë dëgjuar.
“Se di, unë do vdisja te dasma e tyre. U them shpesh pse nuk e bëni një dasmë. S’e di [nëse kanë ndonjë plan], mua s’po më dëgjojnë. Ndoshta ma bëjnë surprizë”, tha ai.
Ndërsa Donaldi, nga ana tjetër, i është shmangur pyetjes së dasmës.