Që kur ishin banorë të shtëpisë së BBVA Luiz Ejlli dhe Armaldo Kllogjeri kishin një marrëdhënie të komplikuar me njëri- tjetrin, ku herë shiheshin të afërt dhe herë konfliktoheshin.

Mesa duket një marrëdhënie e ngjashme ka vijuar edhe jashtë, pasi dy banorët nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Duket se Maestro nuk e ka “falur” Luizin për kurthin që i ngriti brenda shtëpisë, ku pas kurthit të ngritur nga Luizi duke futur në tualet Kristin dhe Maestron, ky i fundit u penalizua.

Kujtojmë që para disa kohësh të dy ish-banorët komentonin në fotot e njëri-tjetrit madje hynin dhe në live në rrjetet sociale.