Ka dyshime të reja se presidenti rus Vladimir Putin mund të jetë duke përdorur një sozi. Të martën ai ka pozuar me komandantin çeçen Ramzan Kadyrov i cili duket i zbehtë në fytyrë.
Ndërsa të mërkurën u publikuan pamje nga një udhëtim në Dagestan në Kaukaz ku shihet në mes të një turme fansash. Ai ka puthur një vajzë adoleshente dhe ka përqafuar plot dashamirës të tij.
Kjo përkundër masave të rrepta të marra javët e fundit në Moskë dhe Shën Petersburg, ku njerëzve i kërkohej të karantinoheshin deri në dy javë para se ta takonin. Por në kundërshtim me masat që janë marrë, ai u pa duke shtrënguar duart e njerëzve dhe duke përkëdhelur fytyrën e një vajze të vogël.
Putin ose sozia e tij u pa gjithashtu duke shtrënguar duart dhe duke rregulluar uniformën e një oficeri. Ai kurrë nuk e ka përshëndetur stafin e tij të sigurisë në një mënyrë të tillë më parë.
Një diplomat i vjetër i Moskës tha: Po bëhet e pamundur të besohet se ka vetëm një Putin. Duken shumë të ngjashëm, por sjellja është disi ndryshe. Unë supozoj se i vërteti po duket i dobët dhe i sëmurë, por duke buzëqeshur me Kadyrov. Ky që është me turmën në Dagestan sillet ndryshe nga Putini tradicional.
Komentatori Viktor Alksnis, një taktik dhe politikan ushtarak sovjetik, i cili tani është një analist me bazë perëndimore i njohur si Koloneli i Zi, tha: Si mund të sigurohet siguria fizike e presidentit në kushte të tilla? Diçka nuk është në rregull këtu. Duket si një prodhim teatror në të cilin Putini nuk është në të vërtetë Putin.
Analisti i njohur pro-luftës Igor Strelkov sugjeroi se ishte një sozi e Putinit në Dagestan.
“Një person që i ngjan shumë presidentit dhe që nuk kërkonte aspak respektimin e karantinës dy-javore të nevojshme po shëtiste nëpër Derbent,” tha ai.