Kryeministri Edi Rama, pasi njoftoi se do mbyllen sportelet e Kadastrës dhe shërbimet online do merren përmes e-Albania, tha se pret dorëheqje masive nga ky institucion.

Rama theksoi se drejtoresha “e ka të qartë, se punonjësit e kësaj banke duhet të jenë bankierë dhe jo banakierë”.

“Mos të bëni asnjë ndërhyrje për askënd, se ky na ka sjellë aq vota, ky aq, se ky na ka dhënë fitoren, ky na ka sjellë triumfin sepse nuk funksionon”, theksoi kreu i qeverisë.

Edi Rama: “Nga 3 korriku nuk ka zgjidh ti se kujt do t’i shërbesh, Punonjësi i Kadastrës për të trajtuar rastin e një prone në Tropojë, askush nuk do të gjejë dot fillin se si i trajtonit pronat, përveç makinerisë digjitale.

Qytetarët nuk do i presë më njeri.

Është një dritare përmes e-albania, aty bëhen aplikimet, merret përgjigjet, aty vjen edhe dokumenti.

Kryeministri Edi Rama u kërkoi ndjesë qytetarëve në emër të PS-së për problemet që kanë hasur me shërbimet në Kadastër.