Kolegji Zgjedhor ka vendosur të rrëzojë ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kuçovën.

Pas përfundimit të rinumërimit të 8 kutive në Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi në një komunikim për mediat, e cilësoi vendimin e Kolegjit Zgjedhor, një vendim politik.

“Në vjeshtë më kandidat tjetër. E dini shumë mirë që me këtë kandidat ishte e pamundur. Votim afrikan në Kuçovë, e patë shumë mirë, ndërsa Kodi Zgjedhor thotë vota është e fshehtë, procesverbalet mungonin, pra yrra byrra votoni se partia shtet e di vetë se kë nxjerr.,. Unë do vazhdoj betejat politike për t’i kthyer dinjitet qytetarëve të Kuçovë. Qeveritarët duhet ti kapësh si Gjici me provë, me presh në dorë, ose në gojë. Edhe ky Hajdari si ai ishte, nuk ka prova por e di gjithë Kuçova”, tha ai.