Pavarësisht angazhimit të rreth 45,000 forcave speciale të policisë dhe xhandarmërisë në rrugët e Francës, me automjete të blinduara, trazirat shpërthyen për të katërtën natë radhazi në disa qytete. Këto trazira nisën pas vrasjes së një djalë 17-vjeçar, i cili u qëllua për vdekje nga një oficer policie gjatë një kontrolli trafiku në një periferi të Parisit.

Ndërtesat dhe makinat u dogjën, dyqanet u plaçkitën, ndërsa policia bëri 994 arrestime, raporton The Guardian. I njëjti medium, duke cituar Ministrinë e Brendshme të vendit, raporton se në trazirat e djeshme janë plagosur gati 80 policë.