Pa asnjë album të ri në horizont, Rihanna vazhdon të tregojë ndikimin e saj në muzikë dhe kulturë. Përmes një postimi në Instagram, Riri ndau një tjetër arritje të madhe në karrierën e saj, duke u bërë artistja e parë femër që ka dhjetë këngë me një miliard dëgjime në Spotify.

Kanë kaluar shtatë vjet e gjysmë që kur ajo solli albumin e saj të fundit, ANTI, megjithatë sipërmarrësja barbadiane ende arrin të ketë ndikim të madh me muzikën e saj. 35-vjeçarja ka pasur dorë në sipërmarrje të ndryshme jashtë muzikës, duke përfshirë koleksionin e saj Fenty Beauty/Skin dhe Savage x Fenty.

Ajo ka qenë e zënë me performance e angazhime të ndryshme, duke performuar në “Super Bowl Halftime Show”, i cili kishte më shumë shikues se vetë loja. Ajo u pa së fundmi në Paris me A$AP Rocky, duke marrë pjesë në shfaqjen debutuese të Pharrell si drejtor krijuese i veshjeve për meshkuj të Louis Vuitton. Tani duket se dyshja janë në Barbados ku Rocky u pa duke filmuar një video muzikore.

Rihanna shkroi në Instagram: “Bad Gal billi … / pa album të ri … / më lini të flas.”