Polonia do të dërgojë 500 policë për të forcuar sigurinë përgjatë kufirit të saj me Bjellorusinë, tha të dielën ministri i brendshëm polak.
“Për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Bjellorusinë, kam vendosur të forcoj kufirin tonë me 500 policë nga njësitë parandaluese dhe kundër terrorizmit”, shkroi në Twitter Mariusz Kamiski, duke shtuar se oficerët do të bashkohen me rojet kufitare që tashmë ruajnë kufirin.
Njoftimi vjen pasi Roja Kufitare Polake tha se 187 persona ishin përpjekur të kalonin ilegalisht në Poloni nga Bjellorusia të shtunën.
Situata në kufi ka qenë e tensionuar vitet e fundit pasi emigrantët që shpresojnë të udhëtojnë më thellë në Evropë nga Polonia kanë tentuar të kalojnë dhe është ndërlikuar nga lufta në Ukrainë.