Shkrimtarja e njohur ukrainase, Victoria Amelina ka ndërruar jetë si pasojë e sulmit me raketa ruse në një restorant picash në qytetin e Kramatorsk të Ukrainës.

“Me dhimbje të madhe ju informojmë se zemra e shkrimtares Victoria Amelina pushoi së rrahuri më 1 Korrik. Mjekët bënë gjithçka që mundën për të shpëtuar jetës e saj, por fatkeqësisht plagët që mori rezultuan fatale. Në ditët e fundit të jetës së Viktorias, familja dhe miqtë e saj ishin pranë saj”, deklaroi Shoqata e Shkrimtarëve PEN Ukraine.

Shkrimtarja 37 vjeçe po darkonte me një delegacion gazetarësh dhe shkrimtarësh kolumbianë kur raketa ruse goditi restorantin. Sulmi shkaktoi edhe 12 viktima të tjera, ndërsa rreth 60 të tjerë mbetën të plagosur.

Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë quajtur sulmin një krim lufte. Kramatorsk është nën kontrollin e Ukrainës, por është afër pjesëve të pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Amelina ishte një nga shkrimtaret e reja më të famshme të Ukrainës, e cila filloi të dokumentonte krimet e luftës pas pushtimit të plotë të Rusisë vitin e kaluar. Ajo gjithashtu filloi të punojë me fëmijët pranë vijës së frontit.