Avioni Jet2, i nisur për në Glasgow nga Bodrumi, u detyrua të bënte një ulje emergjente në Bullgari mbrëmë. Shkak u bë një burrë, i cili në gjendje të dehur u përpoq të hapte derën e avionit.
Incidenti ndodhi rreth orës 22:00 BST gjatë fluturimit LS124 gjatë natës. Një pasagjer i tha MailOnline se ata u rikthyen në Glasgow në orët e para të mëngjesit të sotëm.
“Një burrë që ishte jashtëzakonisht i dehur dhe i ulur në rreshtin e daljes së urgjencës u përpoq të hapte derën në mes të fluturimit”, tha një nga dëshmitarët.