Momente tmerri kanë përjetuar pushuesit në një plazh në Florida, kur kanë parë një peshkaqen shumë pranë bregdetit.
Në videot e regjistruara nga dëshmitarët, bishti i peshkaqenit mund të shihet teksa turbullon ujin dhe dikë që bërtet me zë të lartë “peshkaqen” duke shkaktuar alarm për të gjithë në plazh.
Kujtojmë se vetëm disa javë më parë një turist rus vdiq në Egjipt pasi u sulmua në ujërat e rezortit turistik ku ishte me pushime.