Anëtari i Shërbimit Sekret ka ngritur alarmin se në Shtëpinë e Bardhë, SHBA është gjetur lëndë narkotike.
Mediat e huaja shkruajnë se nga testet paraprake të Shërbimit Sekret është zbuluar një pluhur i bardhë, gjatë një kontrolli rutinë në Shtëpinë e Bardhë të dielën, e cila rezultoi se ishte kokainë. Mësohet se gjatë kohës kur agjenti ka gjetur drogës, presidenti amerikan Joe Biden nuk ndodhej brenda Shtëpisë së Bardhë.
Bëhet me dije se substanca u gjet në bibliotekën e Shtëpisë së Bardhë dhe një test paraprak zbuloi se pluhuri i bardhë rezultoi pozitiv për kokainë, tha një zyrtar i njohur me hetimin për Ëashington Post .
Zbulimi erdhi dy ditë pasi djali i Joe Biden, Hunter, 52 vjeç, vizitoi Shtëpinë e Bardhë të Premten gjë që ka nxitur aludimet se ky i fundit është burimi i substancës ilegale.