Ish-bashkëshortja e Raoul Bova, Chiara Giordano po përjeton një histori të re dashurie me balerinin e njohur të spektaklit më të ndjekur shqiptar “Dancing With The Stars Albania”, Andrea Evangelista. Ai ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” dhe ka folur për marrëdhënien e tyre të dashurisë, nga fillimi i njohjes e deri në marrëdhënien aktuale që kanë tani.

“Ka qenë gjithmonë një shoqëri e bukur mes nesh. Por në fund, pas izolimit, kemi kontaktuar pak më shpesh, dhe nga aty lindi kjo që kemi sot. Një marrëdhënie shumë e bukur” – është shprehur Evangelista.

Çifti nuk po e shijon shumë jetën e tyre private siç ata duan për shkak të mediave të ndryshme, të cilat duan që t’i kenë në vëmendjen e tyre gjatë gjithë kohës.

Balerini shqiptar është pyetur nga moderatorja Evi Reçi edhe për ndërlikimin e jetës së tyre sentimentale.

“Shiko, të të them të vërtetën. Nuk më ka bezdisur tepër në sensin që, kur gjërat bëhen në mënyrë transparente dhe pa asnjë problem, nuk shoh ku mund të ketë bezdi. Me të, cdo gjë ka qenë e qartë. Secili mendon për jetën respektive, por s’do të thotë që s’mund të shkojë drejt një rruge të re dhe të përbashkët. Nuk mendoj se për të ka probleme, për këtë çështje jemi dakord.”– është shprehur Andrea.