Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Australi. Një 22-vjeçar akuzohet për vrasjen e ish të dashurës së tij.

Tarikjot Singh e lidhi me shirit para se ta varroste të gjallë studenten  21-vjeçare të infermierisë Jasmeen Kaur.

Në Gjykatë u tha se Singh e kishte vrarë ish të dashurën për tu hakmarrë pasi kjo e fundit e refuzoi.

Trupi i Kaur u gjet i varrosur në një gropë të cekët në Moralana Creek në mes të veriut të SA.

Ajo u gjet me duar të lidhura pas shpine me një lidhëse kablloje dhe me këmbë të lidhura me shirit dhe kabllo së bashku.

Sighn u deklarua fajtor dhe u dënua me burgim të përjetshëm.