Gjurmë të dinozaurëve, të cilat i përkasin rreth 100 milionë vjet më parë janë zbuluar në zonën e Barit në Itali.

Zbulimi interesant u bë nga Vincenzo Colonna, ish-profesor i gjeologjisë në Universitetin e Barit, një nga ekspertët kryesorë në këtë fushë.

Gjeologu shpjegon se nuk është çudi që këto gjurmë të gjenden në këtë zonë, pasi shtrati i detit ishte shumë i cekët dhe dinozaurët kanë ardhur për të kërkuar ushqim dhe kanë lënë gjurmët e tyre në shkëmbinj.