Kryeministri Edi Rama ka folur për vizitën që zhvilloi në Kosovë në kuadër të turit Ballkanik, por ai nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti.
Në një intervistë për Klan Kosova kreu i qeverisë ka komentuar Procesin e Berlinit dhe samitin e NATO-s.
Rama: Është shumë e rëndësishme që në përgatitjen e këtij samiti të ndërtojmë një pozicion të përbashkët dhe për të formëzuar një qëndrim të përbashkët. Procesi i Berlinit udhqëhiqet nga Gjermania dhe e dimë shumë mirë se çfarë roli ka Gjermania në BE. Kosova ka nevojë sot më shumë se kurrë për të folur konkretisht për atë që duhet të jetë e ardhmja jonë e përbashkët. Nga ana tjetër ka një samit të NATO-s dhe është e pashmangshme që mos trajtohet dhe kjo temë e befasishme por reale dhe konkrete që vjen si një temë e kërcënimit të sigurisë si pasojë e atyre gjërave që po ndodhin në veriun e Kosovës. Ne kemi marrë përsipër të përgatisim një raport për gjithë anëtarët e NATO-s.