Një zjarr i fuqishëm në një azil në Casa dei Coniugi në Milano i ka marrë jetën 6 personave, ndërsa 81 janë plagosur. Dy pacientë, sipas Agjencisë së Emergjencave, u dërguan në gjendje shumë të rëndë në spitalet Niguarda dhe San Raffaele. Në mesin e viktimave janë 5 gra dhe 1 burrë.
Sipas hetuesve, flakët përfshinë një pjesë të madhe të katit të parë duke rezultuar fatale për të moshuarit. Sipas dëshmitarëve, gjatë natës janë dëgjuar zhurma dhe të bërtitura nga të moshurarit, të cilët kërkonin ndihmë. Autoritetet kanë hapur hetim për të zbuluar shkaqet, ndërsa kanë përjashtuar një zjarrvënie të qëllishme.
Institucioni i kujdesit ndodhet në Via dei Cinquecento, në një lagje të njohur në juglindje të Milanos. “Casa dei coniugi ” është një residencë, e cila daton që në vitin 1955 në të cilën akomodohen deri në 200 të moshuar, ku 2 prej dhomave janë të dedikuara për pacientët me Alzheimer.