Kërkonte thjesht një foto selfie me shtatlartin e San Antonio Spurs por mori në këmbim një shpullë nga forcat e sigurisë.
Një ngjarje që ka tronditur botën VIP dhe që është raportuar nga portali TMZ.
Ngjarja ndodhi në Las Vegas kur artistja po drekonte në një restorant me bashkëshortin Sam Asghari.
Kur ajo pa të hynte ylli francez i basketbollit, vrapoi duke i kërkuar një foto por bodyguard-ët për ta larguar e goditën me shpullë.
Këngëtarja përfundoi në tokë dhe u kthye në tavolinën e saj dhe forcat e sigurisë i kërkuan falje por sipas mediave, ajo ka depozituar një denoncim në policinë e Nevadas.