Vijojnë kontrollet kundër kultivimit të kanabisit në Krujë. Policia ka njoftuar se ka asgjesuar 883 rrënjë kanabis. Droga u gjet e kultivuar në fshatrat Mafsheq, Nuaj, Bruzë Mal, Krastë, dhe Shkozë Bardh.
Policia njoftoi se në kuadër të operacionit “Territori i pastër” janë asgjesuar në total 12 967 bimë kanabis. Uniformat blu shprehen se ky operacion do të vijojë.





