Kryeministri Edi Rama ka njoftuar shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Këtë detyrë tashmë do e mbajë drejtuesi i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Rama ka bërë me dije se këto propozime do t’i dorëzojë të hënën te Presidenti i Republikës.

REAGIMI

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.