Një i ri është gjetur i mbytur ditën e sotme në Fier. Mësohet se 35-vjeçari me emrin Besmir Hoxha është gjetur pa shenja jete në plazhin e Pishporos.
I riu nuk ka pasur asnjë shenjë dhunë në trup. Ndërkohë që dyshohet se është mbytur duke notuar. Policia ende nuk ka reaguar për rastin.
Policia informon se ‘rreth orës 19:50, në plazhin e Pishporos, Fier, duke u larë në det, është mbytur dhe ka ndërruar jetë shtetasi B. H., 35 vjeç, banues në Levan.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes së 35-vjeçarit’.





