Personi në foto është Arnold Selishta, 22-vjeçari i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Brianza të Italisë. Dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një garë shpejtësie mes “supermakinave”, pjesë e të cilave ishte edhe i riu shqiptar.

Makina u përmbys disa herë, derisa mori flakë, përgjatë Monza-Saronno. 22-vjeçari u nxorr i gjallë nga zjarrfikësit, por në gjendje shumë të rëndë. Ai vdiq menjëherë më pas në spitalin San Gerardo në Monza.

I pasionuar pas makinave luksoze, ky është i riu shqiptar që

Me të ishin edhe dy të tjerë shumë të rinj të cilët mbetën të plagosur. Hetuesit hetojnë hipotezën e një gare me shpejtësie marramendëse midis dy supermakinave, “Range Rover” kundër “BMë”, përpara se të humbin kontrollin në një rrethrrotullim.

Karabinierët çuan në kazermë në Limbiate një 23-vjeçar, i cili ishte drejtuesi i makinës dhe që do të largohej pas përplasjes. Hetimet do të zbardhin përgjegjësitë e 23-vjeçarit, i cili nëse drejtonte makinën, rrezikon të akuzohet për vrasje në rrugë. Po shqyrtohen edhe pozitat e të gjithë të rinjve të tjerë.