Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me kërkesën e SPAK, dërguar në Kuvend për arrestimin e Ahmetajt.
Përmes një statusi në “Twitter” Bardhi, thotë se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund aferës së Inceneratorëve, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithanshëm, deri te kreu i kësaj afere që sipas tij është kryeministri Edi Rama.
“Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incneratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit. I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit”, shkruan Bardhi.