Një person ka rrezikuar të mbytet ditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë.

Kanë qenë pushuesit, vrojtues dhe punonjës të lokaleve që e kanë nxjerrë nga deti dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.

Ambulanca ka mbërritur menjëherë dhe është nisur drejt spitalit rajonal.

Kujtomë se dy ditë më parë në Vilë-Bashtovë humbi jetën Elvis Halilaj dhe dy djemtë e tij të mitur.

Halilaj hyri në det për të shpëtuar djemtë, por fatkeqësisht u mbytën të tre.