Avokati Jordan Daci ka paralajmëruar një “verë të nxehtë” në politikën shqiptare, ku sipas tij shuëm zyrtarë të lartë do të përballen me drejtësinë gjatë muajit gusht.

Në një bisedë në Panorama Tv, Daci ndërsa ka komentuar kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, theksoi se ai nuk ka qenë i vemti që ka firmosur dokumentet komprementuese që po e ccojnë në përballje me drejtësinë.

Daci theksoi se në gusht do të ketë edhe zyrtarë të tjerë që do të arrestohen, të cilët gjithashtu janë të lidhur me të njëjtat akuza që po përballet edhe Arben Ahmetaj.

Avokati, Jordan Daci në një intervistë për Panorama TV ka komentuar kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i akuzuar për 3 vepra penale, ku tha se kjo ngjarje ishte e pritshme pas aferës së inceneratorëve.

Daci: Normalisht ishte një kërkesë e pritshme lidhur me hetimin e kësaj çështje, pasi disa ditë më parë Ahmetaj u pyet në cilësinë e personit në hetim. Mendoj se jemi ende herët për të thënë përfundimin e aferës së incneratorëve, SPAK është i detyruar të japë një përgjigje për atë të Tiranës. Shteti justifikohet që kemi kontratë por vazhdimi i pagesave më duket i pakuptimtë. Mendoj se zinxhiri i arrestimeve për zyrtarët e lartë nuk ka përfunduar, besoj se zyrtarë të rangut të ministrave janë të përfshirë dhe nuk mund të japë llogari vetëm 1 person kur kanë firmosur disa të tjerë. Është një hetim dinamik që ka përfshirë një analizë të thelluar, e mira për interesin publik është fakti se afera bëhet mbi dokumentacione dhe mundësia që të fshihen prova janë shumë të vogla, besoj se do pasohet nga arrestime të tjera.

E dimë që gushti ka përqindjen më të larta për arrestimet, do të jetë muaj i nxehtë, do kemi dhe zyrtarë të tjerë që presin radhën, është dhënë sinjali që nuk mund të ketë më njerëz që mund të fshihen pas pushtetit.  Kërkesa për Ahmetaj ishte dorëzuar më herët, në 7 korrik.